Askush nuk e priste! Vendimi surprizë nga Rama, ja kush mungonte në fushatë….

Mes këngëve dhe valleve Partia Socialiste hapi sot fushatën elektorale për “11 Majin”.

Ajo që ra në sy është fakti se në asnjë moment nuk shihet flamuri i Partisë Socialiste, pasi kandidatët prezent dhe qytetarët mbajnë në duar vetëm flamurin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian.

Askush nuk e priste që në ceremoninë hapëse të fushatës të mungonte flamuri i PS, por ky vendim është marrë për shkak se tashmë Edi Rama shikon përtej ndasive politike.

Po ashtu në asnjë vend nuk ka të vendosur postera apo logo të Partisë Socialiste. Kjo për faktin se kryefjala e kësaj fushatë për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Rama është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Madje Rama kërkon votën majtas e djathtas pikërisht me qëllimin e vetëm që në 2030 flamuri i Shqipërisë të ngrihet në Bruksel!

Previous Post Next Post