Çfarë “paralajmëron” nga Peshkopia? Rama: Kryetarët e bashkive të jenë gati….

Kryeministri Edi Rama ka ndaluar në Peshkopi,në Bulevardin kryesor të qytetit.

Rama gjatë shëtitjes së tij në Bulevard ka takuar dhe ka folur me qytetarët, ndërsa më pas u ndal në një nga lokalet e zonës, në një bashkëbisedim me disa prej tyre.

“Çmimet përgjatë zonës aty do jenë si bregdet, për 5 vite. Kryetarët e bashkive duhet të jenë gati, do bëhen projektet e parkimeve nëntokësore për çdo qytet. Rrugën do ta bëjmë deri në fund të vitit nga të dyja anët”, tha Rama.

Rama shtoi se para se të bëhej rruga e re, për të shkuar nga Tirana në Peshkopi “të dilte shpirti”, ndërsa tani është panorama është krejt ndryshe, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e xhirove nga bizneset në zonë sipas tij.....

Previous Post Next Post