Fatura marramendëse e Berishës për heqjen e non gradës, Evi Kokalari-qytetarëve: Akoma nuk e kuptoni sa të shfrytëzuar jeni!

  • Fatura marramendëse e Berishës për heqjen e non gradës, Evi

Evi Kokalari ka komentuar faturën dhe kalendarin e pagesave mujore të kontratës së firmosur të lobimit mes Partisë Demokratike të Sali Berishës, i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe, dhe kompanisë amerikane ‘Continental Strategy’.

Në Facebook, Kokalari shpjegon edhe shifrat e detajuara të kontratës.

“250,000 USD në muaj për dy vjet = $6 millionë po paguan 'koalicioni' i Sali Berishës për të lobuar heqjen e sanksioneve”, shkruan ajo.

Teksa më poshtë ngre edhe pyetjen se nga i gjeti PD-ja kaq para?

“Ky lloj leku dhe mund ta ndihmojë, gjithsesi nga i gjeti $250,000 në muaj Partia Demokratike, dhe nëse ka pasur kaq para, pse nuk ju paguajnë juve që bëni fushatë me lekët tuaja, ndërkohë që jeni me pensione 80 USD në muaj dhe rroga 300-500 USD në muaj? Akoma se kuptoni sa të shfrytëzuar që jeni?”, shkruan ajo duke ngritur një apel ndaj demokratëve.

Teksa më tej ngre edhe një thirrje për autoritetet ligjzbatuese, për hetimin e këtij rasti....

Previous Post Next Post