Aksident i frikshëm/ Makina bie në lumë, brenda shoferja me dy fëmijët e saj

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Vlorë, ku një 35-vjeçare ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka rënë në lumë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40 në fshatin Lepenicë të Vlorë, ku shoferja me iniciale A. A., duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ra në lumë.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.

Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.....

Previous Post Next Post