Berisha nuk pranon humbjen, njofton te premten protestë, diten e Samitit europian në Tiranë!

Berisha nuk pranon humbjen, njofton te premten protestë, diten e Samitit

Sali Berisha njoftoi se Partia Demokratike do të organizojë një protestë për të denoncuar vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, pikërisht në ditën kur në Tiranë do të mblidhen liderët e Komitetit Politik Europian.

Njoftimi;

Berisha thërret protestë në datën 16 në ora 17:00: Opinioni botëror do sensibilizohet për krimet elektorale të Ramës

Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë.

Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind.

Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut.

Kjo është e vërteta.

Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara.

Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit.

Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën.

Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.

Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.

Protesta do të jetë paqësore.

Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij....

Previous Post Next Post