Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure te “Shkalla e Tujanit” në Tiranë.
Burime për mediat bëjnë me dije se një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy të rinj, shoferi i motomjetit dhe pasagjeri.
Dy të rinjtë janë me origjinë nga Zall Bastari dhe sipas dëshmitarëve okularë nga përplasja e forte trupat e tyre kanë përfunduar në lumë....