Edi Rama inaguron rrugën Maqellarë-Peshkopi, merr shkopin e tupanit dhe i “bie” Noizyt!

Gjatë një ecjeje simbolike në segmentin e përfunduar, Rama ndaloi për të ndjekur shfaqjen e përgatitur në nder të tij. Ai iu bashkua valltarëve, madje mori tupanin dhe i ra bashkë me ta, duke u bërë pjesë e festës.

Pak më vonë, në të njëjtën rrugë u shfaq reperi Noizy me një Lamborghini, ndërsa kryeministri bëri me dorë që t’i lirohej rruga. I entuziazmuar nga atmosfera, Rama mori shkopin e daulles dhe ia drejtoi Noizyt në kokë.

Ai nuk ngurroi të ironizonte opozitën dhe Sali Berishën, duke thirrur me zë të lartë: “Dibra Madhështore!”

Previous Post Next Post