Ja çfarë thonë shenjat e horoskopit! Meri Shehu parashikon fituesin e zgjedhjeve të 11 maji!

Teksa jemi në ditët e fundit të fushatës elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit po afrohen me shpejtësi, Shehu ka ndarë një parashikim të shpejtë në emisionin “Rudina” në Tv Klan.

Duke iu referuar shenjave astrologjike të dy figurave kryesore politike, kryeministri Edi Rama (Gaforre) dhe lideri i opozitës Sali Berisha (Peshore), astrologia ngre pyetjen: cilin nga këta dy politikanë favorizojnë më shumë yjet në këtë përballje?

Do dalin shumë afër njëri-tjetrit, që të dy i prek Saturni. Njërin e prek poshtë tjetrin e prek lart. Po besoj pavarësisht se është shumë vështirë, gaforen që e prek lart, është më mirë të të prekë lart se sa poshtë. Besoj se gaforja do ketë më shumë fat,” tha Meri ndër të tjera!

Previous Post Next Post