LAJM I FUNDIT/ E trishtë! Mjeku i njohur i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës!

Një lajm i hidhur vjen nga QSUT-ja.

Mjeku i njohur pediatër Bashkim Nezaj është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme teksa ishte në krye të detyrës.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, gjatë turnit të natës. Miqtë dhe kolegët kanë shprehur dhimbjen dhe keqardhjen për ndarjen e mjekut që njihej për qetësinë dhe përkushtimin në shërbim të të vegjëlve.

Sipas njoftimit nga QSUT, mjeku tropojan humbi jetën si pasojë e një infarkti. Ai ishte në shërbimin e mjekut të rojës kur u nda nga jeta, duke dhënë frymën e fundit në vendin e punës!

Previous Post Next Post