Kandidati i Partisë Demokratike në Fier, Fation Semanjaku është shoqëruar në komisariatin e policisë.
Burime për “Abc News” bëjnë me dije se policia e Fierit ka ndaluar Fatjon Semanjakun, pasi ky i fundit kishte vendosur një tende pa leje në sheshin qendror të qytetit.
Semanjaku ka kundërshtuar policët bashkiakë teksa po hiqnin një banderolën pa leje në qendër të qytetit. Për të evituar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë policia e cila e ka shoqëruar deri në komisariat dhe më pas e ka lënë të lirë.
Ndalimi i Semanjakut ka ardhur vetëm disa orë pas ngjarjes së ndodhur në qytetin e Bilishtit ku kandidati i PD-së, Bledjon Nallbati dhunoi një shofer kamioni!
