Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores kishte disa fjalë zemre për dy prindërit e tij që nuk jetojnë më, Anetën dhe Kristaqin.
Sipas kryeministrit edhe në këtë fushatë, ata u tërhoqën nga varri nga ata që i quajti “të mosozotshmit”.
“Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar ime më, Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte, në atë pozicionin e saj legjender para televizorit, deri ditën që iku për tu bashkuar me tim atë. Por duke qenë se edhe këtë herë u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mosozotshme të të mosozotshmëve, dua ti them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga larg, dhe janë krenar për mua dhe për Shqipërinë që ne po ndërtojmë. Ndërkohë që unë sot jem krenar për Rean dhe Gregun që nuk na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, që jetojnë jetën e tyre larg zyrave të shtetit, larg cdo marrëdhënie në konflikt interesi, duke duruar sidomos Rea, agresione nga më të neveritshmet. I falënderoj dhe i uroj që tju bëj krenar me punën time”, tha Rama....