“Mos e lini për në fund”/ Rama ka një thirrje URGJENTE për Shqiptarët…

“Shqipëria është zgjedhur vend nderi”/ Rama tregon lajmin e bukur nga Gjermania…

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje emigrantëve në Greqi që të mos e lënë votimin për ditën e fundit.

Ju lutem shumë, është shumë e rëndësishme se çfarë do të mbjellim më 11 maj, për të tkorrur më në fund atë që presim prej dekadash dhe shekujsh. Afirmimin e përkatësisë tonë evropiane dhe ndryshimin e statusit si vend, popull e individ këtu në mes të Evropës, ku me vendimin e 11 Majit, fuqinë e 11 majit dhe mbylljen e negociatave nuk do të jemi më thjesht me zakon, por edhe me ligj.

Jo më evropianë të huaj me Evropën por të barabartë. Me anëtarësimin në BE ne do të kemi Shqipëri të re. Për ju që jeni në Greqi do të vijë për ne dhe për ju një pasaportë e re, e qytetarit evropian, pasaportë kuqezi. Pavarësisht vështirësive të kompanisë, tani janë shpërndarë mbi 90% e zarfeve. Në ishuj mbaron sot mundësia për të dërguar votën, në gadishull ka akoma disa ditë. Mos e lini për ditën e fundit. Hapeni zarfin, vini shënimin te numri 5“, tha Rama!

Previous Post Next Post