
Ne jemi të gatshëm të zgjidhim çështjet e pazgjidhura. Përgatitjet për zgjedhje ishin të menaxhuara mirë, patëm një bashkëpunim me KQZ. Në ditën e zgjedhjeve pamë se kishte zgjedhës se nuk e dinin si të votonin në disa qendra, pamë trajnimin e komisionerëve i cili mund të ishte më efikas.
Vëzhguesit tanë afatgjatë panë disa aktivitete zgjedhore. Fushata ishte e qetë, por pati sulme të vazhdueshme mes palëve në rrjete sociale. SPAK ngriti një task-forcë për hetimin e krimeve zgjedhore, përfshi mundësia që prokurorët të bashkëpunojnë me autoritet lokale Ne patëm takime me ta”, u shpreh Lamberto Zannier.
Nuk ndihem e sigurt të themi të flas për policinë. Mund të them se gjatë takimeve që kemi patur me SPAK apo Prokurorinë e Përgjithshme, ata kanë përmendur disa raste që u janë referuar nga policia. Kjo është e vetmja gjë që mund të them. Ky është informacioni që kemi.
Top Channel....