
Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti këtë mëngjes nga Gjermania, pasi prisnin ashtu si herën e parë se ai do të kthehej, ama zemra këtë herë e tradhtoi.
Moderatorja Beti Njuma ka bërë një shënim të ndjerë për ikjen e Tan Lames,...
mikut dhe bashkëpunëtorit të saj në shumë dokumentarë e emisione. Ajo tregon dhe betejën e parë të Lames me zemrën, në vitin 2016, kur ai thoshte se Zoti i kishte dhënë një jetë të dytë.
Shumë dhimbje për largimin tënd të parakohshëm nga jeta Tani. Në mars të 2016 pas ndërhyrjes së parë në zemër rendëm në spital dhe e gdhimë duke pritur që t’ia dilje mbanë. Pas operacionit të suksesshëm më the pak a shumë se të ishte dhënë një jetë e dytë”, shkruan Beti Njuma.....