Kryeministri Edi Rama është i bindur në fitore për një mandat të 4 qeverisës në zgjedhjet parlamentare teksa ka treguar se kur ka në plan të tërhiqet nga politika.
I ftuar në emisionin Opinion në “Tv Klan”, Edi Rama u pyet nga drejtuesi Blendi Fevziu nëse do të largohet nga drejtimi i PS nëse humbet zgjedhjet.
Sipas Ramës, ka vetëm 2 rrugë që ai mund të largohet nga zyra e Kryeministrisë; vota e qytetarëve dhe kur ta vendosë vetë tërheqjen politike.
Blendi Fevziu: Nëse do humbni zgjedhjet, do largoheni nga drejtimi i PS?
“Dy rrugë ka që unë të largohem nga zyra e Kryeministrit. E para, të më votojnë shqiptarët kundër, nuk diskutohet që unë jo Kryeministër po nuk ka asnjë shans që unë të bëj bufin socialist të kënetës, por duhet ta mësosh, unë do iki kur ta vendos unë. Kur ta vendos unë do iki. Votat patjetër, por nuk do vijë puna te vota. Kur ta vendos unë do iki nga politika“, tha Rama.