
Sipas policisë, skena ishte e mirëplanifikuar: deputeti ndodhej në makinën e tij, ndalur në semafor, kur një persona i armatosur zbriti nga një motor dhe qëlloi nga dritarja e pasagjerit, duke e lënë të pajetë në vend. Sulmuesi u rikthye në motor dhe u zhduk bashkë me shoferin e tij, në një lëvizje tipike atentatesh politike.
Charles Were ishte në mandatin e tij të dytë në Parlament dhe, deri më tani, motivimi i sulmit mbetet mister. Autoritetet janë të rezervuara, ndërsa presidenti i Kenias, William Ruto, reagoi duke kërkuar “hetim të thelluar” dhe drejtësi për familjen e viktimës.
“Ata që qëndrojnë pas këtij sulmi duhet të përballen me ligjin,” – u shpreh presidenti në një deklaratë zyrtare.
Sulmi vjen në një kohë ku klima politike në disa vende afrikane është tensionuar, dhe dhuna ndaj figurave publike po kthehet në një trend shqetësues.l!