ZGJEDHJET/ Numërohen 1235 kuti votimi në gjithë vendin! Thellohet diferenca mes PS dhe PD, me 60 mijë vota! Garë e fortë për vendin e tretë!


Janë numëruar 1235 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 164,371 vota, ndërsa PD-ASHM ka marrë 195,945 vota për momentin. Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 11,741 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 10,790 vota

Partia Mundësia ka marrë deri tani 8,082 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 3,809 të tilla.

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje.....

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore 105,945 vota

Lëvizja Bashkë 3,809 vota
Lëvizja Atdheu 391 vota

Partia Koalicioni Euroatlantik 3,351 vota

Partia Socialiste e Shqipërisë 164,371 vota

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 10,790 vota

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 582 vota

Partia Aleanca Demokracia e Re 219 vota

Koalicioni Djathtas për Zhvillim 1,040 vota

Partia Mundësia 8,082 vota

Partia Socialdemokrate 11,741 vota!


Previous Post Next Post