Sali Berisha komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin në shtator të këtij viti.
Berisha tha se deputetët socialistë nuk përfaqësojnë popullin, por kartelet e drogës dhe të krimit. Për këtë arsye ai kërkon që ata të dorëzojnë mandatet, në mënyrë që vendi të zhvillojë zgjedhje të reja.
“Me deputetët e partisë së krimit kisha vetëm një fjalë: nuk përfaqësoni popullin, përfaqësoni kartelet e drogës dhe krimin në Shqipëri. Ju vend në parlament nuk keni! kaq. Dorëzoni mandatet, të bëhen zgjedhje dhe kjo është e gjithë puna“, tha Berisha!