Edi Paloka del nga vetja dhe “shpërthen” ndaj gazetarëve: R*pt ku t’i keni!

Në këto ditë të nxehta përveçse lajmeve të çuditshme që vijnë nga kampi i PD-së, duket se asgjë tjetër nuk lëviz.

Edi Paloka i cili nuk shquhet për gjë tjerër, veçse për gjuhën e tij vulgare, pasi premtoi publikisht që po të merrte Rama mandatin e katërt, ai nuk do ta pranonte mandatin e deputetit, sot ka sharë nëpërmjet një postimi në facebook të gjithë gazetarët që guzojnë dhe i bëjnë pyetje Berishës “po ju çfarë bëtë”, kur ai denoncon vjedhjen e zgjedhjeve.

Berisha ka publikuar cdo dite prova e fakte skandaloze per menyrat se si jane vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptareve…E pas kesaj ti degjon nga ndonje gazetar : ”Mire mo mire, keto dihen, po ju cfare…?” RKTK!”, shkruan Paloka.

Nuk është hera e parë që Edi Paloka u drejtohet me këtë gjuhë punonjësve të medias. Me sa duket, është i vetmi ‘kontribut’ që ai jep për të qëndruar në politikë!

Previous Post Next Post