14 vjeçarja "Griselda" është zhdukur – nëna lutet për ndihmë"!


Një nënë shqiptare që jeton në Francë po kërkon me dëshpërim vajzën e saj 14-vjeçare, Griseldën, e cila është larguar nga shtëpia ditën e diel dhe nuk është kthyer më. Dyshohet se ndodhet në qytetin Marseille, te një shoqe, por familja nuk ka asnjë informacion të saktë për vendndodhjen e saj.

Nëna rrëfen se vajza ka shkruar vetëm një herë me SMS për t’i thënë se është mirë, por nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër. Ajo bën thirrje publike për ndihmë dhe lutet që kushdo që ka informacion ta kontaktojë menjëherë.

Ditën që është larguar, Griselda kishte veshur xhins blu, bluzë të bardhë dhe mbante një çantë të vogël.

Mesazhi i nënës:

“🆘 NJOFTIM I RËNDËSISHËM – VAJZA IME ËSHTË E ZHDUKUR 🆘
Griselda, 14 vjeçe, ka dalë nga shtëpia ditën e diel dhe nuk është kthyer më.
Jam nëna e saj dhe zemra më është copëtuar nga ankthi.
jetojm ne France vajza mendohet se ka ikur te shoqja saj ne Marseille 
me ka shkrujt se Jam mir po nuk eshte e mjaftushme per ne eshte shum larg ktu ku jetojm
ju lutem me ndihmoni
🔹 Ditën që është larguar, ka veshur:
👖 pantallona xhins blu
👕 bluzë të bardhë
🎒 çantë të vogël

Griselda, e dashura ime, kthehu në shtëpi. Motrat, vëllezërit, babai dhe unë të presim me lot në sy.
Nuk mund të jetojmë pa ty.
Të premtoj se asgjë e keqe nuk do të të ndodhë – vetëm kthehu e shëndoshë e mirë.
Çdo gjë do të rregullohet.
Të dua shumë.

🙏 Nëse dikush e ka parë Griseldën ose ka informacion, ju lutem kontaktoni menjëherë me gendarmerietelefononi:ose na kontaktoni

📞 Babai: 0647771788
📞 Nëna: 0758038826

➡️ Shpërndajeni këtë postim – çdo ndihmë është e çmuar!
ju faleminderit Me ndihmoni ju lutem ka ba denocim dhe per shoqen e sajvajza me shkrun vetem SMS nuk tregon ku asht dhe me ke eshte Jetoj ne France 74210 faverges-seythenex “
Previous Post Next Post