Jordania lëshon sirenat në Lindjen e Mesme, mbyll hapësirën ajrore!

news image

Pas intensifikimit të sulmeve midis Izraelit dhe Iranit, Jordania ka aktivizuar sirenat e alarmit në kryeqytetin Amman, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun në rritje në rajon, shkruan Gazeta Sinjali.

Në përgjigje të tensioneve, autoritetet jordaneze kanë vendosur të mbyllin hapësirën e tyre ajrore për fluturimet.

Kjo ndodh ndërsa Ushtria izraelite vazhdon mbrojtjen nga sulmet raketore të Iranit, ndërkohë që zhvillon sulme ajrore ndaj bazave ushtarake në Teheran.

Sirenat dhe mbyllja e hapësirës ajrore tregojnë përhapjen e shqetësimeve dhe ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


Previous Post Next Post