Kërkoi lirinë/ GJKKO merr VENDIMIN E FUNDIT për Erion Veliajn!

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në kuadër të hetimeve për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Avokatët mbrojtës te kryebashkiakut kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar zëvendësimin me masa më të buta dhe ofruan garanci pasurore. Megjithatë, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesat.

Si argument të ri në seancë, Prokuroria paraqiti faktin se apartamenti që ndodhet mbi banesën e Veliajt zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa–Veliaj, duke ngritur dyshime për pasuri të padeklaruara apo të fshehura.

Gjithashtu, Erion Veliaj ka depozituar edhe një rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon zbutjen e masës së sigurisë, e cila do të mbahet më 8 korrik!

Previous Post Next Post