
Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania dhe një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar, ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Edhe pse nuk ka dhënë detaje të hollësishme mbi arsyen apo natyrën e ndërhyrjes, këngëtari ka zgjedhur ta ndajë këtë moment me ndjekësit në mënyrën që e karakterizon: me humor dhe ironi.
“Gjatë operimit nuk kisha dhimbje, por kur ndalova te recepsioni për faturat, aty më filluan dhimbjet”, ka shkruar ai në një postim, duke shkaktuar të qeshura e reagime të shumta nga fansat. Komentet plot mbështetje dhe batuta nga ndjekësit nuk kanë munguar, me shumë prej tyre që i urojnë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në ekran apo në skenë.
Pavarësisht se është larguar përkohësisht nga qendra e vëmendjes pas përfundimit të BBV, Luiz Ejlli ka vijuar të ruajë një popullaritet të jashtëzakonshëm. Aktiv në rrjete sociale dhe pjesë e projekteve muzikore apo televizive, ai mbetet një nga figurat më të komentuar në mediat rozë dhe më gjerë.
Por ajo që është e qartë është se Luizit nuk i mungon humori – as kur gjendet në një shtrat spitali. Fansat presin me interes më shumë detaje dhe shpresojnë për rikuperim të shpejtë të artistit shkodran!