
Gazetarja Ola Bruko dhe artisti Endri Prifti ishin pjesë e intervistës së radhës në Temp në A2 CNN ku folën për dashurinë e tyre, artin, projektet dhe të ardhmen.
Mes të qeshurave dhe rrëfimeve, moderatorja Bruko ndau për gazetaren Suela Demirin dhe momentin kur lindi dashuria për këngëtarin korçar.
Ajo rrëfen se është paragjykuar për këtë lidhje me Endrin teksa askush nuk e ka ditur se si është e vërteta...
Nuk ka një të dytë artist si Endri. Jemi gjykuar në fillimet tona. Shqiptarët flasin për ty pa e ditur kush je. Mua më gjykuan që po le burrin dhe kalajmat për Endrin. Unë kisha një histori që mbaroi. Kur jam lidhur me Endrin nuk kam qenë në asnjë raport tjetër. E vlerësoj besnikërinë dhe dashurinë në një raport”, tha Bruko!