Netanyahu thirrje amerikanëve për mbështetje- Armiku ynë është edhe armiku juaj!


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar një tjetër video, këtë herë duke folur në anglisht dhe duke iu drejtuar dukshëm një audience amerikane.

Ai e nis videon duke i uruar Presidentit Donald Trump ditëlindjen, pastaj nderon ushtarët amerikanë që, sipas tij, “kanë mbrojtur lirinë” për 250 vjet, raporton bbc

Netanyahu thotë se ushtria izraelite po “mbron lirinë” në Lindjen e Mesme kundër asaj që ai e quan “regjim tiranik” iranian.

“Armiku ynë është edhe armiku juaj. Dhe ajo që po bëjmë ne tani është përballja me një kërcënim që, herët a vonë, do të na prekë të gjithëve,” thotë ai.

Ai gjithashtu deklaron, pa paraqitur prova, se nëse Izraeli nuk do të kishte ndërhyrë, Irani do të kishte armatosur aleatët e vet – si Hezbollah dhe Hamas – me armë bërthamore.

“Kjo që po bën Izraeli, e bën me mbështetjen e qartë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të popullit amerikan dhe të shumë të tjerëve në botë,” shton ai!

Previous Post Next Post