Pagoi miliona leke per te vr*re gruan e tij, i ndodh e papritura Naim Murselit!

Naim Murseli, i njohur si i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij,

Liridona Ademaj, është parë sot jashtë ambienteve të burgut ku po mbahet, nën masa të rrepta sigurie.

Ai është parë i prangosur në duar e këmbë në objektin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Neurologjisë, ndërsa ishte nën përcjellje të shtuar të njësive policore.Lidhur me rastin për Insajderin detaje ka dhënë zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi e cila konfirmoi se nga 4 qershorit është miratuar kërkesa e mbrojtjes së Murselit për lëshimin e urdhrit për ekzaminim psikiatrik.Ndërkohë, më 9 qershor, trupi gjykues ka lëshuar urdhrin që Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë të kryejë ekzaminimin ndaj të akuzuarit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 04 Qershor 2025 ka aprovuar kërkesën e mbrojtëses së të akuzuarit N.M. për lëshimin e Urdhrit për Ekzaminim Psikiatrik. Më datë 09.06.2025, trupi gjykues ka lëshuar urdhëresë që ky ekzaminim të bëhet nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë,” thuhet në përgjigjen e gjykatës.

Theksojmë se Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, u deklarua i pafajshëm.Pos tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten, shkruan Insajderi.

Me 4 qershor në Gjykatë u pranua kërkesa e Avokates se Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, që klientit të saj t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor.Ajo shtoi se ky ekzaminim është thelbësor për të vlerësuar nëse Murseli është në gjendje të ndjekë rrjedhën e shqyrtimeve gjyqësore dhe të konsultohet me avokatët e tij.“Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove, që do ta realizojë grupi i ekspertëve pranë QKUK-së dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, atëherë në varësi të gjetjeve, të vazhdohet me procesin gjyqësor”, theksoi avokatja, duke shtuar se “ky proces kërkon maturi dhe paanshmëri, dhe pala mbrojtëse nuk kërkon trajtim të veçantë”.

Në media po raportohet se ai ka 7 ditë që është duke qëndruar në Psikiatri, kjo për t’i kryer gjitha ekzaminimet e nevojshme.Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij për motive hakmarrjeje dhe përfitim financiar nga një sigurim jetësor në Suedi në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh.

Për vrasjen, në aktakuzë thuhet se e ka planifikuar bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke i porositur për ta kryer vrasjen në këmbim të një pagese prej 30 mijë eurosh.Në ditën e vrasjes, sipas aktakuzës, Murseli ka siguruar armën me 20 fishekë nga Tom Dodaj, për çmimin prej 280 eurosh.Tom Dodaj e ka pranuar fajësinë për shitjen e armës dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ademaj u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ndërsa rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë grabitjes!

    Previous Post Next Post