
Rinumërimi i kutive nxjerr kryehajdut Sali Berishën me PD, ja votat që u janë grabitur partive të vogla nga formacionet e mëdha
Rinumërimi i kutive në Qarkun e Tiranës ka zbuluar mashtrimin më të madh elektoral të orkestruar nga formacionet e mëdha, ku kryehajduti Sali Berisha dhe Partia Demokratike dalin si përfituesit kryesorë të një manipulimi të neveritshëm. Nga 1085 kuti të hapura deri dje në orën 17:00, PD rezulton të ketë marrë padrejtësisht plot 579 vota, duke vjedhur haptazi partitë e vogla dhe deformuar vullnetin e qytetarëve. Por kjo është një goditje e fortë për moralin e një partie që predikon ndershmëri, por që në realitet e ka kthyer numërimin në një skemë zhvatjeje politike.
Ndërkohë bashkë me Partinë Demokratike, edhe disa kandidatë të saj si Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti janë përfshirë në këtë farsë, me qindra vota që nuk u përkasin. Madje edhe Ilir Meta nga burgu ka rezultuar me 59 vota të pamerituara, duke u bërë pjesë e një sistemi të kalbur ku pazaret bëhen mbi llogaritjen e votës. Ndërkaq rinumërimi po tregon qartë se partitë e mëdha kanë grabitur votat e formacioneve të vogla si “Shqipëria Bëhet” apo “Lëvizja Bashkë”, dhe koalicioni Euro-Atlantik i Lulzim Bashës, duke varrosur çdo shpresë për konkurrencë të ndershme. Pra kjo panoramë tregon se skena politike kërkon një pastrim të thellë dhe ndëshkim për të gjithë ata që kanë vjedhur demokracinë, me Sali Berishën në krye si simbol i degradimit elektoral!