Tragjedi në Roskovec – 31-vjeçarja i jep fund jetës duke u vetëvarur!


Një ngjarje e rëndë është shënuar mesnatën e kaluar në fshatin Ngjeqar të Roskovecit, ku një 31-vjeçare i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

 Sipas informacioneve paraprake, e reja, e cila ishte me origjinë nga Pogradeci dhe e martuar në këtë fshat, është vetëvarur.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij akti të rëndë.

 Ende nuk dihen motivet që e kanë çuar të renë drejt këtij vendimi ekstrem...

Trupi i pajetë është dërguar në morg për ekspertizën mjeko-ligjore, ndërsa hetimet vijojnë!!!
Previous Post Next Post