U shtyp nga traktori në punë, humb jetën në Itali 38-vjeçari shqiptar!


Një tjetër aksident në vendin e punës i ka marrë jetën një 38-vjeçari shqiptar në Itali. Viktima, banues prej kohësh në Castel Bolognese, po punonte në një arë të një ferme bujqësore mes Solarolo-s dhe Castel Bolognese-s.....

Rreth orës 18:00, familjarët e tij, të shqetësuar sepse nuk kishin kontaktuar me të, shkuan ta kërkonin në vendin e punës. 

Fatkeqësisht, e gjetën të vdekur.

Dinamika e aksidentit është ende për t’u sqaruar, por sipas hipotezave të para, burri mund të jetë shkelur për vdekje nga një traktor. 

Dyshohet se është shtypur nga pirunët e mjetit ngritës.

Ndihma e shpejtë 118 mbërriti në vendin e ngjarjes, por për fat të keq mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar, vdekja u konstatua në vend!

Previous Post Next Post