Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake ruso-bjelloruse “Zapad-2025”, ku kanë mbërritur oficerë të ushtrisë amerikane. Kjo vizitë, që duket se i ka zënë në befasi, është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë.

Ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Hrenin, u tha oficerëve amerikanë se ishin të mirëpritur të shihnin “çdo gjë që i intereson,” duke i ftuar të lëviznin lirshëm në terrenin e stërvitjes.

Prania e oficerëve amerikanë thekson një tjetër hap në përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Minskut. Kjo vjen pavarësisht faktit se Bjellorusia mbetet një aleate e ngushtë e Rusisë dhe lejoi përdorimin e territorit të saj për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.

Ky veprim vjen pas bisedimeve të fundit mes përfaqësuesit të presidentit amerikan Donald TrumpJohn Cole, dhe presidentit bjellorus Aleksandër Lukashenko. Si rezultat i këtij takimi, Lukashenko pranoi të lirojë 52 të burgosur politikë, përfshirë gazetarë dhe figura të opozitës. Në këmbim, SHBA lehtësuan sanksionet ndaj kompanisë ajrore kombëtare Belavia, duke i mundësuar blerjen e pjesëve të këmbimit.

Trump ka shprehur synimin për të rihapur së shpejti ambasadën amerikane në Minsk dhe për të ringjallur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Bjellorusinë, duke forcuar njëkohësisht lidhjet me Lukashenkon!