Qeveria e re/ PS “ndez motorët”, ja lëvizja e Kryeministrit Rama!

Qeveria e re/ PS “ndez motorët”, ja lëvizja e Kryeministrit Rama…

Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në orën 10:00 ku i Pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Fokus i socialistëve, përveçse sjelljes në Parlament ndaj opozitës, është ndryshimi i rregullores së Parlamentit për Komisionet parlamentare. Gjithashtu, pjese e diskutimeve, pritet te jenë edhe seancat plenare gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, në orën 11:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi do të takojë krerët e grupeve parlamentare për të diskutuar mbi formimin e organeve të reja të parlamentit.

Gjatë mbledhjes, pritet që Peleshi t’u prezantojë palëve edhe një draft për ndryshimin e shpejtë të Rregullores së Kuvendit, i cili synon rikonceptimin e Komisioneve Parlamentare. Ky model është propozuar më herët nga kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator, ku u bë edhe prezantimi i kabinetit të ri qeveritar!

Previous Post Next Post