E bujshme! Shtëpia e Bardhë jep së shpejti lajmin e madh për Berishën? Flet njeriu i Trump!!!

Ish-këshilltari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për sigurinë kombëtare, John Bolton, ka shprehur mendimin se vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha person non grata ka qenë i nxituar.

Në një intervistë të dhënë për emisionin “Off the Record”, Bolton ka deklaruar se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe se duhet të rishikohet nga autoritetet amerikane.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. 

Unë mendoj që duhet rishikuar, nuk e di deri në ç’masë duhet të shkojë, por mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet,” ka theksuar Bolton.

 Ai gjithashtu ka shtuar se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë çështje.

“Mendoj që është pak nga të dyja, shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja, kjo është e pamundur, por shpresoj që të gjejmë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale,” ka përfunduar ish-këshilltari i Trumpit.

Deklarata e Bolton vjen në një kohë kur Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë në opozitë në Shqipëri dhe kur vendimi i Departamentit të Shtetit amerikan ka shkaktuar reagime të ndryshme në skenën politike shqiptare!!!

Previous Post Next Post