Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dhënë një lajmë të mirë për të gjithë të apasionuarit e kriminologjisë, tashmë Akademia e Sigurisë do të ofrojë programin master shkencor “Siguria Publike dhe Hetimi i Krimit” për herë të parë.
Në Akademi ka ekspertë profesionistë me një karrierë të gjatë profesionale, që mund ta ofrojnë eksperiencën e tyre gjatë zhvillimit të programit mësimor, ndryshe nga sa ndodhte deri më parë kur jepej si profil në universitete.
Kjo iniciativë do të pasurojë armatën e Policisë me profesionistë të pajisur me dije të mirëfillta shkencore.
“Fakti që Akademia ofron një program master shkencor është një arritje shumë e madhe, akademike dhe vlerësuese për shkollën. Quajeni veten të privilegjuar! Kam besim se ky është një produkt që do t’i japë vlera të shtuara organizatës sonë. Ofrimi i këtij masteri nga Akademia e Sigurisë është një gjë madhore, për shkak të faktit se deri dje e ofronin universitete që në fakt nuk kishin asnjë lidhje me informacionet profesionale në fushën e rendit, sigurisë dhe metodikave të hetimit. Në Akademi ka ekspertë profesionistë me një karrierë të gjatë profesionale, që mund ta ofrojnë eksperiencën e tyre gjatë zhvillimit të programit mësimor në nivelin “Master Shkencor”. Gjithashtu, ju keni përvojë në fushën e sigurisë dhe jam i bindur që produkti në përfundim do të jetë i shkëlqyer. Suksese të gjithëve!”, tha Proda!!!
