
Qeveria “hap thesin”! Bonus rekord për pensionistët këtë fundvit – trefishohen fondet!
Qeveria ka vendosur të japë një bonus rekord për pensionistët shqiptarë në fund të këtij viti!
Me rishikimin e fundit të buxhetit të shtetit, fondi për shpërblimet e fundvitit është rritur nga 37.5 milionë euro në plot 97 milionë euro, një shumë që pritet të shpërndahet për rreth 756 mijë pensionistë në të gjithë vendin.
Në dokumentin zyrtar thuhet se kjo rritje vjen për të përmirësuar jetesën e shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, duke shtuar ndjeshëm mbështetjen financiare për ta në prag të festave.
“Shpërblimi i fundvitit për pensionistët ka shënuar rritje të frekuencës dhe të masës së përfitimit, duke krijuar siguri në pritshmëritë e kësaj kategorie”, thuhet në relacionin e Ministrisë së Financave.
Ashtu si një vit më parë, bonusi do të ndahet në mënyrë të diferencuar: ata që marrin pension deri në 20 mijë lekë në muaj, do të përfitojnë një shumë më të madhe, ndërsa pensionistët me pensione më të larta do të marrin një bonus më të vogël.
Ky është niveli më i lartë i fondit për shpërblimin e pensionistëve ndonjëherë, duke e kthyer këtë fundvit në një lajm të mirë për mijëra të moshuar që presin ndihmë ekonomike në prag të festave!!!