Bonusi i fund-vitit që të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese do të marrin do të jetë më tepër se 50 mijë lekë të vjetra.
Me qeverinë që 3-fishoi fondin për shpërblimin e fund-vitit, pritet që të përdoret e njëjta formulë si gjatë 2024-s për shpërndarjen e tij. Kështu nga 150 mijë lekë shpërblim do të përfitojnë ata që marrin pension deri në 200 mijë lekë te vjetra. Pjesa tjetër, që marrin mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 100 mijë lekë shtesë.
Ndërkohë brenda vitin 2029 pensioni minimal pritet të dyfishohet. Nga rreth 10 mijë lekë aktualisht, pagesa mujore për të moshuarit dhe kategoritë e tera përfituese të pensioneve do të jetë së paku 20 mijë lekë. Qeveria synon gjithashtu që në katër vitet e ardhshme të dyfishojë edhe pensionim mesatar. Nga rreth 200 euro aktualisht ai pritet të bëhet 400 euro!!!
