Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dorëzuan dy dhurata simbolike për kryeministrin Edi Rama, në shenjë falënderimi për mbështetjen ndaj protestës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Gjatë takimit u dorëzua një pllaketë mirënjohjeje dhe një portret i Ramës. Dhuratat u përcollën përmes një përfaqësuese të qeverisë shqiptare!!!
