Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë, rreth orës 01:00 pas mesnate, me epiqendër në fshatin Ballaban të Këlcyrës. Sipas të dhënave paraprake, thellësia fokale e tij ka qenë rreth 10 kilometra.
Qytetarë të shumtë nga Këlcyra, Përmeti, Gjirokastra, Berati dhe Skrapari kanë raportuar përmes redaksisë së JOQ Albania se kanë ndjerë lëkundje të forta, megjithëse të shkurtra në kohëzgjatje.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.