“Debat i nxehtë në Kuvend: Bardhi nuk i kursen fjalët ndaj Zegjine Çaushit” Mbylle Gojën, Larask!

    

Këtë të enjte, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, është përplasur sërish në Kuvend me deputeten e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi.

Bardhi po debatonte me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu, lidhur me marrjen e fjalës, e në një moment ndërhyri edhe deputetja socialiste, ndërsa Bardhi i kthehet ashpër dhe i drejtohet duke i thënë: “Mbylle gojën kur flas unë, laraskë”.

Çaushi ka replikuar sërish nga vendi me mikrofonin e mbyllur.

Gazment Bardhi, nga vendi i është drejtuar disa herë drejtueses së seancës Klodiana Spahiut, duke i thënë se duhet të lejojë të flasin deputetët e opozitës, ndërsa ajo fjalën ia kishte dhënë ministrit Blendi Gonxhja.

“S’të vjen turp s’të vjen, o zonjë”, iu drejtua ai!!!

Previous Post Next Post