Zogaj me mesazh për Berishën: Dorëhiqu, nuk ke më shanse për pushtet!

Preç Zogaj thirrje Berishës: Jep dorëheqjen! Nuk vjen dot kurrë në pushtet…

Preç Zogaj, komentoi lëvizjen e re brenda Partisë Demokratike dhe i bëri thirrje Sali Berisha të tërhiqet për t’i hapur rrugën gjeneratës së re.

Zogaj u shpreh se Berisha nuk ka më mundësi për t’u rikthyer në pushtet, pavarësisht mbështetjes së fortë që vazhdon të gëzojë brenda strukturave të partisë.

Një lider partie, që rri gjatë në parti, gjithmonë ka mbështetës. Partia shkon pas kryetarit. Kush mendon se të gjithë votat janë të mijat, është gabim. Basha, si kryetar ka marrë më shumë vota se kryetari Berisha pra 2021 dhe 2025. Një kryetar largohet nga partia, jo se nuk ka mbështetje, por për ti krijuar mundësi të bëhet shumicë në shoqëri. Sali Berisha thotë kam votat në parti, ai mund ti ketë gjithë jetën ato vota. PD është një parti në zvoglim dhe alternativa mbetet kryetari. Këta edhe po të bëjnë diversitet, jam skeptik se do të ketë rezultat me Berishën kryetar. Çdo demokrat që del me votë të lirë dhe të barabartë, në zgjedhje ku Berisha mban distancë, secili që del në krye, e mund qeverinë. Çdo socialist që del në krye të PS, e mund Sali Berishën. Nuk kthehet dot Berisha duhet të hapë rrugën, ka të rinj e të reja, kjo gjeneratë nuk duhet të digjet“, tha Zogaj!!!

Previous Post Next Post