Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ka ndarë sërish në rrjetet e saj sociale disa copëza magjike, ashtu si dhe ajo e quan, të Shqipërisë.
Pas imazheve mbresëlënëse nga Plazhi i Porto Novos, me ishullin e Sazanit si sfond, si edhe momenteve nga vizita në Manastirin e Zvërnecit, të publikuara mëngjesin e sotëm, Ivanka Trump i ka treguar edhe një herë botës bukurinë dhe magjinë e veçantë të Shqipërisë.
Gjatë dy ditëve të fundit, Ivanka Trump ka zgjedhur vizitojë vendin tonë, konkretisht qytetin e Vlorës. Ashtu siç është raportuar edhe më herët, ajo ka qenë e shoqëruar nga një grup arkitektësh ndërkombëtarë, të cilët kanë zhvilluar madje edhe një darkë zyrtare me kryeministrin Edi Rama.
Në fokus të kësaj vizite ka qenë padyshim projekti madhështor për zhvillimin e ishullit të Sazanit, i ideuar nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Një projekt që pritet të sjellë vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe ta shndërrojë Sazanin në një destinacion elitar turistik. Newsbomb mëson se kjo vizitë e saj në vendin tonë ka përfunduar mëngjesin e sotëm, ku rreth orës 08:00 të kësaj të premte ka lënë tokën shqiptare!!!!
