
Sali Berisha zbuloi sot pak nga mënyra sesi është ideuar zhvillimi i protestës së opozitës më 24 janar.
Berisha tha se pasditen e së shtunës, opozita do të tregojë forcën dhe kreativitetin e vet, teksa shtoi se në këtë protestë Edi Rama do t’ia “mbathë” nga Kryeministria duke paralajmëruar skenare të dhunshme...
“Rama ia mbath. Le të qëndrojë e ta provojë. Populli ka fuqi. Më datë 24 do tregojmë forcën dhe kreativitetin e opozitës. Vërtetë ky kryeministër përdor drejtësinë, kësaj here Rama është në rreth të kuq në mbarë botën”,-tha Berisha.
Sali Berisha deklaroi sot se fundi i pushtetit të kryeministrit Edi Rama do të vijë nga opozita dhe qytetarët.
“Nuk e kam thënë kurrë që SHBA do marrë Ramën si Maduro. Kjo është teknikë e marrëdhënieve të tij publike, një teknikë shumë e ulët moralisht. Të gjitha këto i nxjerr vetë ai. Ramën nuk e rrëzon as Amerika, as SKAP, por do e rrëzojë opozita. I përhap vetë Rama këto. E kam bërë shumë të qartë se Ramën do e rrëzojnë qytetarët. Këto janë teknika, që Rama i përhap vetë. Janë mashtrime shumë të ulëta. Laburistët e përdorën këtë teknikë, por iu kthye në boomerang”, u shpreh Berisha!!!!!