⁰Shqipëria, një nga vendet më të varfra të Evropës" Ja se si....


Shqipëria renditet e 83-ta në botë për të ardhurat për frymë në dollarë dhe e 85-ta për të ardhurat për frymë sipas barazisë së fuqisë blerëse (PPP) për vitin 2025, sipas të dhënave të FMN-së. Me rreth 11 mijë dollarë për frymë, vendi mbetet ndër më të fundit në Europë, megjithëse ka kaluar Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinën. Kosova vijon të jetë shteti më i varfër i kontinentit, ndërsa Serbia kryeson rajonin me 15.3 mijë dollarë për frymë, e ndjekur nga Mali i Zi. Të ardhurat për frymë të Shqipërisë përbëjnë vetëm 28% të mesatares europiane dhe 23.7% të asaj të BE-së, si dhe janë nën mesataren globale. Sipas treguesit PPP, Shqipëria renditet pas Maqedonisë së Veriut, duke reflektuar një kosto më të lartë jetese dhe fuqi blerëse më të ulët reale. Ky tregues përdoret për të krahasuar më saktë standardin e jetesës mes vendeve!!!

SyriTv
Previous Post Next Post