SPAK kërkon arr3estimin, Kushtetuesja shtyn vendimin për pe3zullimin e Belinda Ballukut!


Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh sot në lidhje me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si edhe nën hetim për një sërë procedurash të tjera tenderuese, nuk mori as sot (3 janar) një vendim mbi rastin.

balluku gjykata kushtetuese

Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, mbledhja e Kushtetueses është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Mësohet se në mbledhjet e sotme Gjykata Kushtetuese nuk e ka diskutuar çështjen Balluku, me arsyetimin se bëhet fjalë për një çështje më rendësi të veçantë dhe duke qenë se është një çështje që kërkon shumë interpretim, nuk premtonte koha që të mbyllej vendimmarrja brenda ditës së sotme.

“Gjykata Kushtetuese nuk do të dalë me një vendim lidhur me kërkesën e kryeministrit të vendit i cili kërkon shpalljen të antikushtetues të vendimit të GJKKO-së që më herët përmes një vendimi të tij ka vendosur pezullimit nga ushtrimi i funksionit të Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre e energjisë. GJK është mbledhur dy sot për çështje të tjera dhe e treta në radhë ishte edhe çështja Balluku.

Pavarësisht se GJK nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe ka qenë nëse mund ta them kështu, memece, sa i përket komunikimit për mediat për këtë çështje kaq të ndejshëm dhe nuk i është përgjigjur asnjë komunikimi në formë zyrtarë, rezulton sipas burimeve, që Gjykata Kushtetuese nuk e ka diskutuar çështjen Balluku, me arsyetimin se bëhet fjalë për një çështje me rendësi të veçantë dhe duke qenë se është një çështje që kërkon shumë interpretim, nuk premtonte koha që të mbyllej vendimmarrja brenda ditës së sotme.


Për këtë arsye është shtyre për një afat të pacaktuar, se kur do të mblidhet GJK për të dalë më një vendim lidhur me këtë çështje, nuk ka pasur asnjë komunikim për mediat dhe po ashtu, ky institucion po vepron në mungesë të plotë të transparencës. Sipas ligjit, në momentin që përmbylli seancën plenare publike me 22 janar dhe u tërhoq për vendim, ka një afat prej 30 ditësh për të shpallur verdiktin lidhur me kërkesën nga kryeministri“, raportoi gazetarja Klodiana Lala për News 24

Kryeministri Edi Rama ankimoi vendimin e GJKKO për shfuqizimin e masë së pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërkohë Gjykata Kushtetuese rikthehu në detyrë numrin dy të qeverisë.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte Ballukun nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

Nga ana tjetër, SPAK i është drejtuar edhe me një kërkesë Kuvendit, ku kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut si deputete, dhënien e autorizimit dhe hapjen e rrugës për të dhënë një masë më të ashpër sigurie si ajo e arrestit në shtëpi apo në burg.

Socialistët kanë shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke pretenduar se duhet pritur së pari vendimi i Kushtetueses. Por opozita argumenton se kërkesa për arrestim nuk ka të bëjë me pezullimin dhe për rrjedhojë pretendimi që përdor maxhoranca nuk qëndron.

Balluku akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese, ndërsa akuzave u është shtuar edhe shkelje e barazisë me tendera në Unazën e Madhe.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Edi Ramës në vitin 2019 si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe prej më shumë se pesë vitesh drejton portofolin më të madh qeveritar.

Akuzat me të cilat përballet Balluku:

Ndryshe nga më parë, kur numri dy i qeverisë ishte e pandehur për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tenderin loti 4 Unaza e Madhe, SPAK njoftoi se po e heton Belinda Ballukun edhe për disa procedura të tjera, çka e rëndon ndjeshëm pozitën e saj përballë drejtësisë. E se i duhet leje për ta arrestuar.

“Shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, thuhet në kërkesën e SPAK!!!!

Previous Post Next Post