Rama: Shqipëria do të shpallë Iranin shtet sponsor të terr'orizmit javën e ardhshme!


Parlamenti i Shqipërisë do të votojë javën e ardhshme për të shpallur Iranin si vend sponsor të terrorizmit.

Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Rama gjatë një konference për shtyp.

Rama: Parlamenti do votojë një rezolutë për të shpallur republikën Komeiniste të Iranit shtet sponsor të terrorizmit dhe bashkë me këtë do të shpallet organizatë terroriste Garda e Iranit dhe Hezbollahu.

Ka pasur më parë edhe partnerë që e kanë bërë këtë gjë, do ta bëjmë edhe ne. kriza po shfaqet në të gjithë botën, si rezultat i rritjes së çmimit të naftës!!!!

Previous Post Next Post