Ndonëse nuk priteshin tensione, këto nuk munguan, as dhe molotovët, gazilotsjellës dhe uji. Ndërkohë që ndryshe nga protestat e kaluara, kësaj here vumë re një numër më të vogël protestuesish, kjo mbase dhe për shkak të motit të keq me reshje të dendura shiu
Kjo tkurrje e numrit të protestuesve është vënë re edhe nga aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ndonëse shprehu ambicien për të garuar për kryetare të Partisë Demokratike nuk arriti të futej në garë, për shkak se u skualifikua si pasojë e mosplotësimit të kushteve.
gjithë demokratët të cilët vendosën që të “bojkotojnë” sipas Koklari protestën e Sali Berishës.
“Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjerrë opozitën nga kthetrat e këtyre monstrave”, shkruan Kokalari.
Njoftimi i plotë:
Bravo demokratë. Më pak se 100 veta në protestën e Berishës sot.
Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjerrë opozitën nga kthetrat e këtyre monstrave.
Ja, kjo është shpresa për shpëtimin e vendit!!
Dashuri për të gjithë ju që qëndruan në shtëpi sot!!!!