Rama jep super lajmin: Ja çfarë do të marrë Shqipëria nga BE në ditët në vijim!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria pritet të marri në ditët në vijim një raport të rëndësishëm për prokurimet publike, të hartuar nga instrumente profesionale të BE-së.

Rama u shpreh se raporti do të ndihmojë në kundërshtimin e përceptimeve negative lidhur me korrupsionin dhe qasjen e qeverisë ndaj tij, duke theksuar se vlerësimi vjen nga një instrumet i besueshëm dhe cilësor i BE-së.

Sipas tij, ky raport do të evidentojë nivelin e transparencës dhe cilësinë e mekanizmave të prokurimeve publike.

Dua të ndaj me ju kënaqësinë e marrjes këto ditë të një raporti shumë domethënës të BE-së, përmes instrumentit përkatës të SIGMA dhe OECD, që kanë analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj dhe përmes shifrave e fakteve do i tregojmë edhe publikut sesa larg janë ato që thuhen e stërthuhen duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete, të identifikuara dhe rreshtuara jo nga qeveria dhe ekspertë të saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i BE-së, me të gjithë integritetin e duhur dhe profesional, për të treguar se cila është e vërteta edhe në atë çka lidh prokurimet publike me transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe interes të publikut, ku Shqipëria spikat si e para në rajonin tonë”, tha Rama!!!

Previous Post Next Post