LAJM I FUNDIT/ Goditje në PS, një tjetër deputet përfundon në SPAK!

Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Klevis Jahaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në SPAK, ndërsa nuk ka pasur asnjë informacion zyrtar nga institucioni lidhur me paraqitjen e deputetit.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Jahaj nuk dha asnjë deklaratë për mediat e pranishme, duke shmangur komentet mbi arsyen e vizitës së tij.

Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë paraqitje në SPAK.

Deputeti socialist, i dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, më herët ka mbajtur detyra të rëndësishme si ajo e drejtori të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, institucion në varësi direkte të ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për disa vepra penale.

Ne përditësim!!!

Previous Post Next Post