Lajm i shumëpritur! Pensionistët përfitojnë nga vendimi i ri i qeverisë Rama!

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, zhvilloi sot një takim me asamblenë e PS-së në Njësinë 14 në Tiranë!!!

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te çështja e pensioneve, duke deklaruar se rritja e ekonomisë ka krijuar mundësi për shtim gradual të pensioneve në vitet e ardhshme.

Sipas tij, rritja e pensioneve e aplikuar në janar të këtij viti do të vijojë të zgjerohet çdo vit deri në vitin 2030.

“Tani gjithçka është e planifikuar. Pensioni që u rrit në janar të këtij viti do të dyfishohet në janarin e vitit tjetër, më pas do të trefishohet në vitin 2028, do të katërfishohet në 2029 dhe do të arrijë pesëfishin në janarin e vitit 2030”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se rritja e të ardhurave dhe mundësia për të rritur pensionet e pagat lidhet drejtpërdrejt me zgjerimin e ekonomisë.

Ai komentoi edhe akuzat për korrupsion, duke theksuar se sipas tij, nëse korrupsioni do të ishte rritur, atëherë nuk do të kishte rritje të të ardhurave të shtetit dhe as mundësi për rritje të pensioneve dhe pagave!!!


Previous Post Next Post