Ahmetaj i drejtohet shqiptarëve me një paralajmërim të fortë: “Mos lejoni të ndodhë kjo!”

Në ditën e 100-të të protestës së të ashtuquajtur “Revolucioni i Flamingove”, ka reaguar për herë të parë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Nga arratia, ai ka përshëndetur këtë protestë, duke e cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më të bukura për shoqërinë shqiptare.

Duke pranuar se është i përfshirë në protestë, jo fizikisht, por shpirtërisht, Ahmetaj ka deklaruar se ajo përfaqëson, sipas tij zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe shpresën se shqiptarët mund të marrin fatin e tyre në duart e tyre.

Nga Zvicra ku dhe sipas tij ndodhet për shkak të akuzave që Edi Rama ka ngritur ndaj tij, me ndihëmn dhe të drejtësisë, Ahmetaj i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të mos bëjnë mbrapa, pasi nëse “protesta vdes, edhe Shqipëria do të vdesë”.

Ahmetaj: Unë nuk jam aspak i jashtëm dhe jam totalisht i përfshirë, edhe pse fizikisht nuk jam. Jam i përfshirë me të gjithë shpirtin tim. Unë jam student i Dhjetorit, me kontributin tim shumë modest. Jam student i grevës së urisë dhe të gjithë jetën time, brenda vetes, ka qenë kjo që jam krenuar brenda vetes.

Çim Peka: Keni kontakt me njerëz brenda protestës?

Ahmetaj: Kam një kontakt me një familjar timin që shkon çdo ditë. Flas me të, kam kontakt dhe thotë që kam gjetur shpirtin dhe zemrën. Por nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me Shqipërinë. Protesta që vazhdon prej tre muajsh në rrugët e Tiranës është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë.  Protesta, unë asnjëherë nuk e kam humbur shpresën. Shqiptarët do të marrin fatin e tyre në duar. Kjo që i ka ndodhur shqiptarëve me kreun e organizatave është një gjëmë e madhe. Ky po shkatërron Shqipërinë, çfarë i del përpara, që të zgjasë një ditë në karrige dhe segmente të drejtësisë e ndihmojnë që të bëjë këtë që ka bërë deri më sot. Të kishte SPAK tamam, ore i rroftë Belindit, Gazit, apo dhe qoftë dhe Saliut, që më ka rënë në qafë tërë jetën me padrejtësi, që bëjnë këto beteja. Protesta i ka dhënë mësim të gjithë Shqipërisë, edhe opozitës. Dhe nëse ky arrin të gëlltitë protestën, nuk ka Shqipëri. Nëse mbytet protesta, të dashur shqiptarë, u mbyt Shqipëria, fitoi kanceri. 

Në shesh është shpirti i shqiptarëve, është zgjuar ndërgjegjja kombëtare. U mbyt protesta, mbaroi Shqipëria, kaq po ju them. Këto pasqyra, Besa, janë talljet e tij me shqiptarët!!!

Previous Post Next Post