Arben Kola paralajmëron nga protesta: “Rama është i tmerruar, do t’i japim goditjen” Që ....

Aktivisti Arben Kola, pas lirimit nga qelia, iu bashkua protestës së 97-të para Kryeministrisë, ku foli për arrestimin e tij dhe të aktivistëve të tjerë gjatë protestës së 1 shtatorit.

Kola pretendoi se arrestimet kanë qenë të motivuara politikisht dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kritikoi institucionet e drejtësisë dhe Policinë e Shtetit.

Siç e keni parë, pushteti është i tmerruar dhe, në veçanti, Satani Ramoviç, i cili ka marrë peng Kryeministrinë dhe Shqipërinë. Po Satani ka dhe disa djaj dhe ata fshihen mes policisë e diku në Prokurori. Arrestimi i aktivistëve ishte një arrestim politik”, u shpreh ai.

Kola tha se arrestimet nuk do ta ndalin protestën, por do të forcojnë më tej protestuesit.

Lirinë e kemi nga Zoti dhe nuk ka asnjë bir nane që na e merr. Arrestimi për qëllime të tilla vetëm sa na bën edhe më të fortë. Dua t’ju them që tani është koha të jemi edhe më të bashkuar, pasi pushteti është tmerruar. Është koha për bashkim, për t’i dhënë grushtin e fundit narkoshtetit, pengmarrësit të Shqipërisë, tradhtarëve të Shqipërisë, përfundoi Kola!!!!

Previous Post Next Post